Melihate Tërmkolli: Krejt cka po bën qeveria është veç ”Biznes Covid’19”, turp i madh!

Tërmkolli: Kryekuvendarja dhe tani edhe u.d e Presidentit me hipokrizinë më të madhe bën sfilata politike

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka drejtuar kritika ndaj bashkë partiakes Vjosa Osmani të cilën e ka kritikuar për sjelljet e saj pas gjendjes së krijuar në vendit tonë nga fushata e EULEX-it dhe Gjykatës Speciale kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.  “Kryetarja e Kuvendit dhe tani edhe u.d e Presidentit me hipokrizinë më të madhe bën sfilata politike me një post provizor të fituar pa asnjë votë, as qytetare as parlamentare, ajo që me muaj po e “shqyen” gurmazin duke u thirrë në votën e qytetaritË, ka shkruar Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli. Ajo ka shkruar më tutje se në këto dy ditë u godit rëndë shteti i Kosovës, jo veç individët. Reagimi ynë si shtet e qeveri është tërësisht i papranueshëm. Në veçanti roli i Ministrit dhe Ministrisë së Drejtësisë! Ministri që nuk din se çfarë po ndodhë me Presidentin e vendit dhe të tjerët, nuk din se a ka apo nuk ka akt-akuzë, nuk ka ide për mënyrën se si merren njerëzit nga EULEX-i, bastisjet etj. është thjesht veç një spektator që nuk e njeh punën e tij dhe nuk meriton të jetë aty ku është, ka shkruar në mes tjerash, anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …