Tërnava

Tërnava: Në këtë kohë qytetarët duhet të kenë disiplinë dhe t’i zbatojnë udhëzimet e institucioneve profesionale

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se koronavirusi ka krijuar një situatë jo normale në gjithë botën. Ai theksoi se në këtë kohë qytetarët duhet të kenë disiplinë dhe zbatim të udhëzimeve e vendimeve të institucioneve profesionale. Tërnava në mesazhin e xhumasë thotë se pandemia i ka privuar të gjithë nga rrjedha normale e jetesës dhe si masë parandaluese në shumë sektorë është ndërprerë puna e aktiviteti. Sipas tij, ajo çfarë kërkohet nga qytetarët është të rrinë në shtëpi, që të ruajmë vetën, fëmijët, familjen e komunitetin. Tërnava ka dhënë edhe një udhëzim lidhur me vizitat që bëhen në rastet e epidemive.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …