Thaçi: Brenda PDK-së ekziston elan i ri

Gjatë
ditëve të fundit, subjekti më i votuar në vend, PDK, ka shpeshtuar takimet me
strukturat e saj. Lidhur me këto zhvillime, kryetari aktual i PDK-së, Hashim
Thaçi ka thënë se partia po shqyrton rrugët që duhen ndjekur karshi situatës së
re të krijuar në vend. Ndonëse nuk është përgjigjur nëse Kadri Veseli do të jetë
drejtuesi i ri i partisë, ai ka thënë se në PDK ekziston një elan dhe frymë e
re. Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi ka thënë se PDK
do të respektojë marrëveshjen me
partnerët e koalicionit në përpikëri, por pa dhënë hollësi nëse është ndryshuar
ose jo marrëveshja që ai të bëhet president i vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: Shqipëria është dhe do të jetë mbështetja juaj e palëkundur, e pakushtëzuar dhe e përjetshme

Gjatë fjalës së tij në shënimin e ditës së clirimit, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj …