Thaçi: Do të ndërmarr të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre

Thaçi: Do të ndërmarr të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre të re

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot përmes një letre drejtuar kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i ka kërkuar sërish që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së tij. Thaçi në letrën drejtuar Kurtit tregon se është në pritje të emrit të kandidatit për kryeministër. Ai ka thënë se këtë veprim do ta ndërmarrë duke ndjekur të gjithë hapat kushtetutës, që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re. “…Do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë  e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetutës”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …