Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar delegacionin shtetëror për prezantimin e tyre në dialog me Serbinë në Bruksel. Ai ka thënë se njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në OKB është objektivi i Kosovës. “E përgëzoj delegacionin shtetëror për dialogun, për prezantimin korrekt, unik dhe profesional në Bruksel, në kuadër të fazës përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi. Njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara është objektivi ynë. Marrëveshja përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse në mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë më shumë paqe e stabilitet për vendet tona dhe për tërë rajonin”, ka shkruar Thaçi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
