Thaçi i kujton pesë mantelbardhët që humbën jetën në përballje me virusin korona i quan heronjtë të betejës kundër pandemisë

Thaçi i kujton pesë mjekët që humbën jetën në përballje me virusin korona, i quan heronjtë të betejës kundër pandemisë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot me një dedikim të veçantë i ka kujtuar pesë mjekët që humbën jetën në përballje me virusin Covid-19, ndërkohë që po e luftonin pandeminë. Ai i ka quajtur ata heronj të pandemisë dhe ka thënë se kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm. “Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre. Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi. Dr. Fadil Zuka ishte Specialist i Mjekësisë Familjare, Dr. Ali Tolaj ishte Specialist i Kirurgjisë së Përgjithshme, Dr. Sylejman Rexhepi ishte Specialist i Mjekësisë Interne, Dr. Lulzim Kolgjeraj ishte Specialist i Mjekësisë Familjare dhe, po ashtu, Specialist i Mjekësisë Familjare ishte edhe Dr. Kujtim Zarari.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …