Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Britaninë e Madhe ku do të flasë për situatën politike në Kosovë

Thaçi: Në këto momente të vështira, të dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me familjaret e dy policëve

Edhe kryetari i shtetit, Hashim Thaçi ka reaguar pas lajmit për zhdukjen e dy policëve, që u aksidentuan në rrugë afër lumit Lepenc. Ai ka thënë se në këto këto momente të vështira, të dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me familjaret e dy policëve.

“Në këto momente të vështira të pritjes, dhembjes dhe shpresës jemi bashkë me anëtarët e familjeve të dy policëve, që u aksidentuan në rrugë buzë lumit Lepenc. Përgëzoj njësitet e FSK-së, të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe qytetarë të shumtë, të cilët janë duke kërkuar policët që nga orët e para të aksidentit”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati: Kushdo që kërcënon ose fyen UÇK-në do të përballet me drejtësinë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se do …