Thaçi: Pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte e lirë, e çliruar dhe e pavarur

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve në akademinë solemne “Faleminderit Shqipëri”, kryetari, Hashim Thaçi ka vlerësuar lart rolin dhe kontributin e Shqipërisë për çlirimin e Kosovës. Ai theksoi në mes tjerash se pa Shqipërinë Kosova nuk do të ishte e lirë, e çliruar dhe e pavarur. Kjo akademi me karakter falënderimi për Shqipërinë na sprovon mendjen tonë të përballë fjalës më sublime, fjalës atdhe. Vendit ku kanë jetuar të parët tanë ku jetojmë sot dhe ku do jetojnë brezat e ri. Atdheu është i përjetshëm individi i përhoshëm duke qenë i përjetshëm atdheu është hyjnor. Sot këtu falënderohet Shqipëria e përjetshme, që sfidoi çdo ideologji, Shqipëria e tolerancës fetare, e flamurit tonë të përbashkët. Pavarësisht për kushteve të vështira ekonomike, mungesës së infrastrukturës, Shqipëria strehoi mbi gjysmë milionë shqiptarë të Kosovës. Shqipëria me shpirt, fryme dhe traditë evropiane, e himnit kombëtar. Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt do të kenë një të ardhme të përbashkët pa kufi, tha në mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …