Kryetari Thaçi kërkon nga qytetarët e Kosovës respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHKP-së

Thaçi: Para 75 vjetësh regjimi jugosllav nisi gjenocidin në Kosovë në emër të luftës antifashiste

Kryetari, Hashim Thaçi ka përkujtuar vënien e Kosovës nën pushtetin ushtarak të Kosovës pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ai ka shkruar se para 75 vjetësh, kreu më i lartë shtetëror jugosllav, Josip Broz Tito, mori vendim për shpalljen e administrimit ushtarak në Kosovë, që ishte një prej dokumenteve më antishqiptare fill pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në bazë të atij dokumenti, politika jugosllave përmes eksponentëve serbë dhe tjerë, likuidoi elementin patriotik në Kosovë dhe goditi shtyllat më të forta të familjeve shqiptare në të gjitha rajonet. Këto krime dhe ky gjenocid u kryen në frymën kinse antifashiste, që në fakt rezultuan me mbledhjen e Prizrenit më 10 korrik 1945, ku dhunshëm Kosova u aneksua me Jugosllavinë. Reagimi më i fortë kundër këtij terrori serb ishte kryengritja e komandantit Shaban Polluzha, e cila u shua me gjak, ka shkruar në mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti refuzon kërkesën për hapa konkretë, lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe

Në një takim me diplomatët e shteteve të Quint-it, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka …