Thaçi: Prioritete të Presidencës do të jenë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi i institucioneve shtetërore

Thaçi: Prioritete të Presidencës do të jenë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi i institucioneve shtetërore

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në Kosovë e rajon, si dhe për prioritetet e tij si President. Ai tha se tanimë ka një stabilitet politik në Kosovë, i cili po përcillet me një dialog gjithnjë e më të intensifikuar. Prioritete të Presidencës do të jenë sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik dhe fuqizimi e funksionimi demokratik i institucioneve të shtetit, theksoi në mes tjerash kryetari, Hashim Thaçi. Ndërkohë, ambasadori i Norvegjisë në vendin tonë, Jan Braathu u shpreh i gëzuar që Kosova ka tejkaluar tensionet politike dhe se tash vëmendja është kthyer kah bashkëpunimi dhe puna për zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë kosovare.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët çekë dhe moldavë simulojnë sulm të jashtëm në Kosovë

Ushtarët çekë dhe moldavë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe zhvilluan një stërvitje intensive në bazën …