Thaçi: 21 vjet me parë pas një lufte të pastër çlirimtare nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së dhe themelimin e TMK-së

Thaçi: Procesi i Gjykatës Speciale është vijim i akuzave të 21 viteve me radhë kundër UÇK-së

Kryetari, Hashim Thaçi ju ka drejtuar me një fjalim qytetarëve të Kosovës. Duke folur për akuzat e ngritura nga prokuroria e Gjykatës Speciale, ai theksoi se procesi i Gjykatës Speciale është vijim i akuzave të 21 viteve me radhë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjeve të popullit të Kosovës për liri dhe shtet. Por, ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së si një rol i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për lirinë e fituar për të gjitha gjeneratat që do ta gëzojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe demokratik. Këto përbuzje etnike, maltretimi i shqiptarëve qysh në barkun e nënës, sjelljet gjenocidale kundër popullit me të drejtë historike mbi këtë tokë, represioni i kulmuar me spastrim etnik deri në përmasat gjenocidale do të jetë një prej faqeve më të errëta të së shkuarës, që kurrë më nuk do të mund të rikthehet. Kosova është një amanet që e kemi nga të parët tanë, nga rilindësit tanë, nga dëshmorët tanë, nga heronjtë tanë, nga Hasan Prishtina, Shota dhe Azemi, nga Adem Jashari, Adem Demaçi dhe Ibrahim Rugova, dhe qindra e mijëra të tjerë të cilët janë engjëjt mbrojtjes të kësaj toke. Kosova është edhe vizion. Është edhe borxhi që ua kemi fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë, theksoi në mes tjerash, kryetari, Hashim Thaçi.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Çitaku, Haxhiut: As s’do të heshtim, as s’do të dorëzohemi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, paralajmëroi bashkëpunim me opozitën për të mbajtur zgjedhjet

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka paralajmëruar bashkëpunim me opozitën për ta çuar …