Thaçi: Sot e përkujtojmë rëniën heroike të një prej themeluesve të UÇK-së, bashkëluftëtarin dhe komandantin Ilaz Kodra

Thaçi: Sot e përkujtojmë rëniën heroike të një prej themeluesve të UÇK-së, bashkëluftëtarin dhe komandantin Ilaz Kodra

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. Thaçi është parë i shoqëruar edhe nga ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, dhe në deklaratën e tij, ka thënë se dhimbja dhe pikëllimi për të rënët është e madhe, por ajo rezistencë i jep dinjitet lirisë. “Sot jemi në përkujtim të përvjetorit të rënies heroike, të bashkëluftëtarit dhe Komandantit Ilaz Kodra, një prej themeluesve të UÇK-së të rënë heroikisht para 21 vjetësh në përballje me ushtrinë dhe policinë serbe duke mbrojtur popullatën civile”. “Në të njëjtën kohë sot kujtojmë me respektin më të lartë edhe rreth 300 civilë shqiptarë, gra, fëmijë pleq, të vrarë nga ushtria dhe policia serbe të vrarë këtu në fshatin Verbofc këtu në Drenicë”. “Dhimbja është e madhe, pikëllimi është i madh por ajo rezistencë i jep kuptim dhe dinjitet, lirisë, shtetit tonë, i jep energji së ardhmes tonë”, ka thënë Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …