Thaçi: Nëse Kosova Lindore i bashkëngjitet Kosovës me marrëveshje dhe Kuvendi nuk e aprovon, unë jap dorëheqje

Thaçi thotë se vendimi për taksën është marrë nga Hoxhaj e Veseli, ndërsa Haradinaj dhe të tjerët e kanë votuar atë

Kryetari i Republikës, Hashim Thaçi ka hedhur poshtë se ideja për taksën është dhënë nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Sipas tij, ky vendim është marrë nga zyrtarët e lartë të PDK-së. “Vendimi për taksën është marrë nga Enver Hoxhaj, në koordinim me Kadri Veselin. Ndërsa Ramush Haradinaj dhe të tjerët e kanë votuar këtë vendim”, ka thënë ai. Vlen të kujtojmë faktin se Thaçi, ka bërë një udhëtim diplomatik të paraportuar në Berlin, muajin e kaluar, ku ka takuar ambasadorin amerikan, Richard Grenell, njeri i besueshëm i Trumpit. Thaçi u zotua se do të angazhohej për ndryshimin e kursit në tarifat sanksionuese në të gjitha mallrat serbe. Ai për The Washington Post, është shprehur se është “gati të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë”.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …