Thirret mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit, e njëmbëdhjeta për këtë vit

Komuna e Rahovecit fton anëtarët e Kuvendit Komunal që të marrin pjesë në mbledhjen e njëmbëdhjetë, e cila do të mbahet më 29 nëntor 2023 (e mërkurë), me fillim në ora 10:00, në sallën e KK Rahovec. Për këtë seancë, propozohet ky  REND DITE me 10 pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim paraprak të pronës së paluajtshme komunale P- 01057-2 ZK- Xërxë, personave fizikë dhe juridikë dhe zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër 1-15 vjet;

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01728-1 ZK-Rahovec;

  5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-02240-1 ZK-Rahovec;

  6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01422-1 ZK-Rahovec;

  7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510033-00550-2 ZK-Xërxë;

  8. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-00386-1, në zonën kadastrale Pastasellë;

  9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e normës tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024;

  10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e Raportit të komisionit komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ta ndihmojmë Eduarta Sokolaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se nga …