Thirret mbledhja e Rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Ftohen anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, që të marrin pjesë në mbledhjen e katërt (4), e cila do të mbahet më 28 prill 2026 (e martë), me fillim në orën 10:00, në sallën e kuvendit komunal – Rahovec.

Për këtë seancë, propozohet ky REND DITE me 11 pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës P- O-71510057-106-0-2-0, P- O-71510057-106-0-3-0, P- O-71510057-106-0-4-0, P- O-71510057-106-0-8-0, P- O-71510057-106-0-9-0 dhe P- O-71510057-106-0-10-0, ZK-Rahovec;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës – P- O-71510057-106-0-2-0, P- O-71510057-106-0-3-0, P- O-71510057-106-0-4-0, P- O-71510057-106-0-8-0, P- O-71510057-106-0-9-0 dhe P- O-71510057-106-0-10-0, ZK-Rahovec;

4. Shqyrtimi i raportit financiar janar-mars 2026;

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-rregullores për Taksa Komunale;

6. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-rregullores për Procedurat dhe Kriteret e Ndërtimit në Komunën e Rahovecit;

7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin, përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Shërbime Publike;

8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin, përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Mbrojtje, Shpëtim dhe Emergjencë;

9. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të këshillit të fshatit Hoçë e Madhe;

10. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale P- 71510033-00772-10 Z.K. – Xërxë – Gradish – Base Friends LLC;

11. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …