Albin Kurti

Timoti Less: Albin Kurti duhet ta pranojë Asociacionin, nëse e refuzon, Amerika e rrëzon atë

Timoti Less, ish-diplomat dhe tani studiues në Qendrën për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit it, ka deklaruar për mediet se ka presion të madh ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshjeje që përfshin krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në këmbim të një njohjeje të Kosovës nga Serbia. Ai sheh se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po bëhet gati për ta ndërmarrë një hap jopopullor. Dhe nëse Serbia është gati për këtë, Less thotë se marrëveshja do të varet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mund ta pranonte Asociacionin vetëm me një “ngurrim ekstrem”. Refuzimi do të krijonte probleme të mëdha, parashikon ai. Në atë rast, Less thotë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE do të refuzohej dhe se SHBA-ja mund të përpiqet ta projektojë rrëzimin e Qeverisë, si në vitin 2020. Serbia dëshiron diçka si Republika Srpska në Bosnjë, gjë të cilën Kosova dëshiron ta shmangë. Less e ka një ide se cili mund të jetë kompromisi, nëse ai do të jetë i mundur.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …