Edhe ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi e ka refuzuar dekoratën që kryetari Hashim Thaçi ka dekoruar me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë

Tomë Gashi: Gjykata Supreme ia ul dënimin ish-komandantit të UÇK-së Sylejman Selimit

Tomë Gashi, avokat i ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, ka bërë me dije se Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e avokatëve të Selimit. Tomë Gashi ka shkruar se me këtë aktgjykim Supremja ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2016, duke ia zbritur dënimin Sylejman Selimit. “Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht ankesën e avokatëve të gjeneralit të UÇK-së z. Sylejman Selimi. Z. Selimi shpallet i pafajshëm për përgjegjësi komanduese për pikat e aktakuzës për të cilat Gjykata e Apelit e kishte shpallur fajtor. Me këtë aktgjykim, Gjykata Supreme e Kosovës ka modifikuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të vitit 2016 duke e ndryshuar këtë aktgjykim dhe duke i zbritur dënimet me aktgjykimet e mëhershme Ne, avokatët e z. Selimi do të vazhdojmë mbrojtjen e tij duke kërkuar pafajësinë e plotë të z. Sylejman Selimi ngase ai me herët është dënuar për qëllime politike, dhe pa asnjë provë kredibile”, ka shkruar Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …