Avokati Tomë Gashi

Tomë Gashi, thotë se marrja në pyetje nga Prokuroria e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për rastin Dehari, është e panevojshme

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, konsideron se marrja në pyetje nga Prokuroria e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, për rastin Dehari, është e panevojshme, por e di mirë se nuk është e paligjshme, edhe pse nuk e thotë. Madje ai konsideron se  rasti po politizohet qëllimisht nga prokurori, Afrim Shefkiu, pasi sipas tij çdo gjë është e qartë dhe dihen rrethanat që duan deri në vdekjen e aktivistit të Vetëvendosjes. Ai madje ka shtuar se ish-kryetari  Hashim Thaçi dhe ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli paskan folur publikisht nëpër intervista se Astrit Dehari është vrarë dhe asnjëherë nuk janë ftuar në intervistim nga Prokuroria. Tomë Gashi e di se zonja Haxhiu as është kryetare as kryekuvendare, por ministre  e Drejtësisë dhe pikërisht asaj i takon rasti, madje në radhë të parë sepse  në kohën kur ajo  është ministre  humbën edhe mostrat e aktivistit të ndjerë, Astrit Dehari.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …