Gashi: Për 75 ditë Sylejman Selimi e Jahir Demaku po mbahen në vuajtje pa vendime gjyqësore në fuqi

Tomë Gashi: Vendimi i sotëm i gjykatës për dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes është një masakër e drejtësisë

Avokati i aktivistëve të dënuar të Lëvizjes Vetëvendosje, Tomë Gashi, ka thënë se vendimi i sotëm i gjykatës për dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, është një masakër e drejtësisë. Ai ka theksuar para mediave se ky vendim është drakonik, duke shtuar se qëllimi kryesor i gjykatës është që ta mbuloj vrasjen e ish-aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. “Të gjithë aktivistët janë shpallur fajtorë pa asnjë provë, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre partiake. Prokuroria nuk ka asnjë provë. Kemi një marrëveshje në mes prokurorisë dhe Gjykatës”, ka shtuar Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

106 vjet nga Kongresi i Lushnjës, Begaj: Moment vendimtar për ekzistencën, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar sot 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, …