Tonino Picula: Serbia e humbi Kosovën në mënyrë të pakthyeshme, ndërsa Vuçiq pretendon se nuk e njeh situatën reale

Politikani kroat, deputet në Parlamentit Evropian,  Tonino Pikula ka thënë se Serbia e humbi Kosovën në mënyrë të pakthyeshme dhe se Vuçiq vetëm pretendon se nuk e njeh situatën reale. Ai vendosi ta kompensojë këtë duke un përpjekur ta kthejë Malin e Zi në “botën famëkeqe serbe”. Unë kam thënë për një kohë të gjatë se ai po nxit strategjikisht paqëndrueshmëri të përhershme në vendet fqinje për të shpërqendruar publikun vendas nga deficitet kronike demokratike, kapja institucionale dhe medieve dhe korrupsioni i përhapur. Tonino Pikula ka thotë se qytetarët e Malit të Zi, së bashku me institucionet e shtetit malazez, duhet të shfrytëzojnë çdo mundësi për të kundërshtuar me vendosmëri sulmet ndaj identitetit të tyre dhe të drejtës për vendimmarrje të pavarur, sa saktësuar deputeti koat, Pikula  për mediet në Mal të Zi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Borut Pahor

Ish-kryetari i Sllovenisë, Borut Pahor thotë se është i gatshëm të bëhet emisar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari  i Sllovenisë, Borut Pahor, ka gjasa të emërohet  emisar i Bashkimit Evropian për dialogun …