Lista e SNS-së e Aleksander Vuçiqit në Serbi ka fituar mbi 46 për qind të votave me 129 mandate

Në Serbi kanë përfunduar zgjedhjet e jashtëzakonshme, të përgjithshme dhe sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci, lista e SNS-së e Vuçiqit ka fituar mbi 46 për qind të votave rreth 129 mandate. Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës”, ka fituar rreth 23 për qind të votave, rretg 63 mandate) ndërsa Partia Socialiste e Serbisë  nën udhëheqjen e kryediplomatit serb, Ivica Daçiç, ka fituar  7  për qind të votave  me 19 mandate. E djathta nacionaliste serbe ka fituar rreth 4.8 përqind. Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar  me këtë rast se mbi 75 për qind e qytetarëve serbë të Kosovës kanë votuar për listën e Partisë Progresive të Serbisë, të cilën e udhëheq ai, duke u zotuar si gjithnjë  se gjithmonë do ta mbrojë Kosovën si “pjesë të Serbisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …