leoni

Adem Demaçi

4 vjet më parë, më 26 korrik të vitit 2018 u nda nga jeta Adem Demaçi

4 vjet më parë, më 26 korrik të vitit 2018 vdiq, Adem Demaçi. U lind në maj të viti 1935, Që pas mbarimit të shkollës Demaçi ishte pjesë e organizatave, të cilat kundërshtonin shpërnguljen masive nën dhunë të shqiptarëve për në Turqi dhe diskriminimin e tyre. Ai dënoi publikisht  aksionin e mbledhjes së armëve vetëm të shqiptarëve, aksion represiv  që ishte ushtruar në dimrin e viteve 1955 – 1956, në Kosovë. Në pranverën e vitit 1958, në revistën letrare me emër “Jeta e re“ falë guximit dhe përkujdesjes së poetit Esad Mekuli, në dy numra, u botua romani i tij “Gjarpinjtë e gjakut”.  Më 19. 11. 1958, u arrestua nga UDB-ja  në Prishtinë, dhe pas disa muajsh në hetuesi, doli para Gjyqit të Qarkut, ku u dënua 5 vjet burg. Në vitin 1963 themeli organizatën, “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, e cila kishte shtritë aktivitetin në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në vitin 1964 u burgos dhe u dënua 15 vjet burg. Në vitin 1974 u dënua për herë të tretë, 15 vjet  burg. Pas daljes nga burgu ku ishte mbajtur 28 vite, në vitet 90 u zgjodh kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me qendër në Prishtinë. Gjatë luftës së UÇK-së ishte zëdhënës i Përgjithshëm i saj. Adem Demaçi ka qenë edhe shkrimtar, poet e publicist i njohur. Në vitin 2012, në Prishtinë  u botua kompleti  veprave të tij në 10 vëllime. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …