Tritan Shehu kundër bashkimit të Kosovës Lindore dhe kundër heqjes së kufirit të Kosovës me Shqipërinë

Tritan Shehu kundër bashkimit të Kosovës Lindore dhe kundër heqjes së kufirit të Kosovës me Shqipërinë

Mendësia berishiste për ruajtjen e status-quosë ë në Kosovë dhe në Shqipëri duket se po përkrahet edhe nga partia e tij, sidomos tani kur kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi,  për herë të parë, me një vonesë gati 20 vjet, më në fund ia përplasi në fytyrë Berishës, atë që do të duhej të ia kishte hedhur me kohë. Në ngutje për t’ i dalë zot Bosit të Partisë,  ish-ministri i Jashtëm, deputeti demokrat, Tritan Shehu e quan propozimin për ndryshimin e kufijve një skenar të hershëm të Beogradit dhe të  disa aleatëve të saj. Shehu tha se hapja e temave për ndryshme kufijsh është një plan destabilizues. Ndërsa propozimin e Thaçit për bashkim me Kosovën të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit e quan një kështjellë të ndërtuar në rërë. E rrezikshme sipas Shehut është dhe ideja e hedhur nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko për heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Me këto qëndrime PD-ja tregon se ka mbetur ajo që ka qenë, ajo që dikur kërkonte pjesëmarrje e shqiptarëve të Kosovës  në zgjedhjet e Serbisë, pasi kishte filluar lufta çlirimtare në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …