vipa
driloni com
Fillimi / Opinione / Msc. Adem Lushaj: Ndalni krimet ndaj mjedisit. Jo shkatërrimit të Grykës në Jasiq!
Adem Lushaj

Msc. Adem Lushaj: Ndalni krimet ndaj mjedisit. Jo shkatërrimit të Grykës në Jasiq!

Ministria e mjedisit të ndaloi së shkatërruari mjedisin e bukur kosovar, për interesa të bizneseve, të individëve apo grupacioneve, me qëllime përfitimi të dëmshëm për qytetarët dhe mjedisin. Kjo Ministri, të merret me mbrojtjen e natyrës e jo kriminalitetin ndaj bukurive e Kosovës sonë. Ndoshta, me të drejtë mund të mendojmë se kjo Ministri, me dashje apo imponime…, është bërë pjesë e “krimit mjedisor”, duke lejuar ndërtimin e hidrocentraleve, e pa mundësinë për mbajtje nën kontroll të punimeve në realizim të projekteve. Ministria në fjalë, ta shkëpus bashkëpunimin e “Zi” me bizneset që pretendojnë të përfitojnë nga resurset natyrore, sikurse që po pretendojnë edhe në Grykën e Jasiqit dhe Lloçanit. Shembulli më të keq të shkatërrimit të bukurive natyrore, e paraqesin investimet në Grykën e Deçanit, posaçërisht të ndërtimit të hidrocentraleve për interesa të Manastirit dhe individëve.

Kosova me resurset e saja natyrore, ka mundësi të shumta të zhvillimit, në këtë rast edhe të energjisë së ripërtërishme. Është e kuptueshme se zhvillimi ekonomik i një vendi, varet shumë nga resurset natyrore që posedon ai vend, qofshin nëntokësore apo mbi tokësore. Njëra ndër komunat që posedon këso resursesh natyrore, e me pretendime për Komunë turistike, është edhe Juniku. Komuna e Junikut, falë natyrës që ka, disponon resurse të shumta natyrore, (mbitokësore dhe nëntokësore), të cilat krijojnë kushte të mira për zhvillimin ekonomik të saj. “Gryka e Jasiqit” paraqet një bosht të mirë të zhvillimit, jo vetëm të Junikut, por edhe në nivel më të gjerë. Kjo grykë, përfshinë bukuri të rralla natyrore, ku përgjatë saj kalon pellgu ujor “Ereniku”, i cili derdhet në lumin “Drini i Bardhë”. Pra, “Ereniku” është resurs i jashtëzakonshëm për zhvillim të bujqësisë dhe turizmit, këtë rast për prodhim të energjisë. Nuk jemi kundër shfrytëzimit të resurseve natyrore për qëllime ekonomike. Por, shkencërisht, çdo investim që bëhet për zhvillim të qëndrueshëm, duhet pasur parasysh edhe komponentin social dhe atë mjedisor, pos atij ekonomik.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se njëra ndër kompanitë që ka shpreh interesim për ndërtim të hidrocentraleve në Grykën e Jasiqit, është biznesi “Security Team Kabashi”, e cila kishte marrë pëlqimin për nisjen e procedurave dhe studimin e fizibilitetit. Mirëpo, pas reagimeve të ardhura nga organizatat e shoqërisë civile dhe banorëve (në mënyrë jo zyrtare), bëhet e ditur se Ministria e Mjedisit, kishte marrë vendim për pezullim të procedurave, gjë që e përshëndesim këtë vendim të tyre. Fatbardhësisht, një projekt të tillë, që do mund të degradon shtratin e Erenikut, nuk kishte gjetur përkrahje as të institucionit komunal, e as nga subjektet politike, të Junikut. Por, e kaluara e kësaj ministrie jep shkas që mos t’u besohet vendimeve të tyre, ngase dinë të bëjnë lojëra të fshehta dhe të ndyra, në dëm të mjedisit. Ky mosbesim vjen nga rasti i ndodhur në Deçan, dhe pretendimet që ishin për Lloçan.

Shpresojmë që MMPH-ja, mos të bëhet shkaktar, që ky pellg ujor me rëndësi të madhe, të mbetet një përrockë apo të humbë plotësisht natyralitetin e tij, sikurse që ndodhi me “Lumëbardhin”, që gjendet në Grykën e Deçanit. Ndryshe, çdo tentativë për shkatërrim të natyrës në Junik, do ketë  reagime nga më të ndryshme, jo vetëm nga qytetarët apo institucionet e kësaj komune, por edhe nga organizatat joqeveritare mjedisore, ku përgjegjësia do bie mbi Ministrinë përkatëse, por edhe vet biznesin. (foto nga “Lumëbardhi” i Deçanit)

( Msc. Adem Lushaj, drejtor i “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur”)

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi

A.Q. E drejta e tri komunave të Kosovës Lindore për t’ u bashkuar me Kosovën, është e drejtë e ligjshme, e natyrshme

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, nga ideja për korrigjimin e kufirit me Serbisë, doli hapur ...