Trump

Trump do të jetë pjesë e takimit të sotëm mes Kosovës e Serbisë ku do të nënshkruhet një marrëveshjeje

Kryetari amerikan, Donald Trump do të jetë i pranishëm në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë sot në Shtëpinë e Bardhë  është bërë e ditur në një njoftim nga Uashingtoni. Sipas njoftimit për mediet amerikane kryetari Trump do të jetë pjesë e takimit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes  dhe më pas do të mbajë një takim  tri palësh me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Njoftimi s’përcakton çfarë marrëveshje do të nënshkruhet, por palët kishin bërë të ditur të enjten se bëhet fjalë për marrëveshje ekonomike. Kryeministri Hoti kishte thënë se ky është hap i madh drejt marrëveshjes finale, edhe pse kryetari serb kishte shtuar se nuk ka pranuar pikën e marrëveshjes në të cilën, parashihej njohja e Kosovës.  Në agjendën zyrtare të Shtëpisë së Bardhë të publikuar sot, shihet se ai në orën 11:00 me kohën lokale të Uashingtonit do të përshëndet kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. Në orën 11:05 mbikëqyr ceremoninë  e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë të arritur dje. Ndërkaq në orën 11:15 Trump do t’i takojë  kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në një takim trepalësh.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …