Trump e emëron ambasadorin Grenell në pozitën e Shefit të Intelegjencës Nacionale, institucion që kordinon CIA, FBI, DEA

Trump e emëron Grenellin në pozitën e Shefit të Intelegjencës Nacionale, institucion që kordinon CIA, FBI, DEA

Ambasadori Grenell pritet emërohet në pozitën e Shefit të Intelegjencës Nacionale, institucion që kordinon CIA, FBI, DEA apo organizatat që janë të fokusura në intelegjencë dhe siguri. Sipas ‘The New York Times’ presidenti amerikan, Donald Trump, po pritet së shpejti ta emërojë Richard Grenellin, ambasadorin amerikan në Gjermani, në postin e drejtorit në detyrë të inteligjencës kombëtare, kanë thënë të mërkurën tre persona të afërt me çështjen. Grenell, është njeri besnik i Trumpit i cili do të drejtojë një grup të agjencive të sigurisë kombëtare që shpesh shihen me skepticizëm nga Shtëpia e Bardhë. Ai do ta pasojë Joseph Maguiren, i cili ka shërbyer si drejtor në detyrë i inteligjencës amerikane që kur Dan Coates, ish-senator republikan nga Indiana, dha dorëheqje verën e kaluar. 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …