Maki Beqiri Asllani: A keni parë nëna dëshmorësh tek gdhendin gurët e varreve të bijve të tyre mos t’ju humbas SHENJA?

O njerëz të shumë’ dashur!
A keni bukë për darkë?
Po ujë keni pa u trazuar për nesër?
A keni rezerva në shtëpitë tuaja për çdo rast që mund të goditemi?
Po pagat tuaja ,janë të bollshme që të jetoni me dinjitet?
Po ju që ende nuk shijuat një vend pune,si ndiheni?
Ju ( ne të gjithë) që po i përcjellim bijtë e bijat çdo ditë për Evropë si po i kaloni net t e gjata e ditët plot dhimbje?
A po ju mjaftojnë 10 eurot e premtuara për kokë fëmije?
Kur ndizni shporetet për gatim, ju ikën uria duke menduar çmimin e faturës?
Ajri plot helm né Kryeqytet a po ju trishton se fëmijët tuaj nesër do dergjen në shtratin e…?
A kemi nevojë për ndryshime apo vërtetë jemi akomoduar dhe mishëruar me Mundimet e tilla të jetesës?
A e dini qé një motër ( dhe jo vetëm ajo) varrosi gjithë vëllezërit bashkë me Nënën sytë e të cilave përlotur u varrosen e pas lanë dhimbje e zhgënjim?
A keni par nëna dëshmorësh tek gdhendin gurët e varreve të bijve të tyre mos t’ju humbas SHENJA?
Kur po sëmureni, po ju mjaftojnë paratë për ilaçe?
A e dini që çdo i rënë kishte 5 litra gjak dhe veç një jetë?
A e dini që n’ teren shohim e dëgjojmë për 4-5 emra që çliruan vendin duke shkelur me të dy këmbë t mbi sakrificat dhe flijimet e mijëra të martirizuarve?
A e dini që po t’i linim të vetmuar emrat e 4-5 heronjve ( siç i quani ju) që sollën lirinë si do të përfundonin?
A ju kujtohet lufta e Tahir Mehes të cilët të vetmuar mbeten edhe si Emra deri në çlirim?
Ju dua o njerëz e po aq më dhimbseni që merreni me emra dhe jo me Çështjen e vendit e cila do na bënte t’ jetonim si njerëz!
Fjalët e Shkaut mos t’na bëhen shkas për ofendime mes nesh se ma shumë se tepër vet’ ofendohemi.
Mos u ngjitni pas emrave por pas Punës qè borxh na e kanë udhëheqësit që i zgjidhnim e i zgjodhëm!
Ju përshëndes me dhimbje e dashuri.

…Nazmije motër ngritu mbi Dhimbjet !
Lufta e pastër si loti i nënës mbi birin e vdekur, nuk ka asnjë mundësi tè njolloset nga askush.
I përjetshëm kujtimi për çdo pikë gjaku që qulli token, për liri!

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …