Trupi gjykues në Hagë, anulon të gjitha seancat e parashikuara për këtë vit, pas vdekjes së avokatit të Kadri Vselit, Andrew Strong

Trupi gjykues në Hagë, anulon të gjitha seancat e parashikuara për këtë vit, pas vdekjes së avokatit të Kadri Vselit, Andrew Strong

Pas lajmit për vdekjen e avokatit, Andrju Strong, mbrojtës të ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, trupi gjykues i kryesuar nga Çarls  Smith ka vendosur anulimin e të gjitha seancave të parashikuara për këtë vit të Gjykatës Speciale, lidhur me rastin e krerëve të UÇK-së. Vendimi për anulimin e seancave ka ardhur pas kërkesës së avokatit Ben Emmerson, mbrojtës i Veselit. Gjyqi do të rifillojë më 15 janar të vitit 2024. Paneli e pranoi kërkesën dhe anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave. Gjyqi do të rifillojë pas pushimit dimëror thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …