Gjatë kësaj jave në Gjykatën Speciale fillon gjykimi ndaj krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj

Trupi gjykues ua vazhdon paraburgimin ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

Trupi gjykues i caktuar në çështjen e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ua ka vazhduar masën e paraburgimit këtyre dy të fundit. Në vendim thuhet se Zyra e Prokurorit të Specializuar, deri më 8 tetor ka afat të parashtrojë parashtresat lidhur me rishikimin e ardhshëm të paraburgimit të Gucatit e Haradinaj. Ndërkaq, mbrojtja deri me 15 tetor ka afat t’i përgjigjet prokurorisë. Sipas trupit gjykues të përbërë nga Charles L. Smith III, Christoph Barthe, Guénaël Mettraux dhe gjykatësi rezervë Fergal Gaynor, ekzistojnë ende arsye për vazhdimin e paraburgimit. Ata kanë konsideruar se rreziqet e pengimit të procedurës dhe kryerjes së veprave penale apo përsëritjes së veprave penale për të cilat akuzohen Gucati e Haradinaj, e për të cilat kanë kërcënuar më parë se do t’i kryejnë mund të menaxhohen në mënyrë efektive vetëm në objektet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …