Turqi - Siri

Turqia pret nga Amerika të mbajë premtimin për tërheqjen e luftëtarëve kurdë nga Siria

Turqia pret që Shtetet e Bashkuara  të mbajë premtimin dhe nuk do të përdorin “taktikat e zvarritjes” për të ndaluar ofensivën e Ankarasë në verilindje të Sirisë ndërsa luftëtarët kurdë tërhiqen, tha kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan. Ankaraja dhe Uashingtoni ranë dakord për një armëpushim pesë-ditor në veri-lindje të Sirisë të enjten për të lejuar militantët kurdë sirianë të tërhiqeshin nga “zona e sigurt” që Turqia dëshiron të krijojë në zonën kufitare. Erdogan tha se ofensiva do të vazhdojë nëse tërheqja nuk do të përfundojë brenda pesë ditëve, Duke folur në një tubim në Stamboll, Erdogan tha se ai u kishte thënë vendeve të Bashkimit Evropian dhe delegacionit amerikan, me të cilin kishte arritur një marrëveshje, se Turqia do të rifillonte operacionin nëse marrëveshja dështon.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …