U mbajt debat publik me qytetarë e Rahovecit për definimin e variantit më të favorshëm të projektit të Autostradës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Rahovec-Prizren

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Kompaninë Projektuese “Infra Plus”, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit kanë mbajtur debat publik me qytetarë për definimin e variantit më të favorshëm të projektit të Autostradës Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Rahovec-Prizren, me gjatësi prej 91 km. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, fillimisht i ka falënderuar qytetarët e pranishëm në debat dhe po ashtu e ka falënderuar edhe kryeministrin e Republikës së Kosovë, Ramush Haradinaj dhe Ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj për këtë projekt kaq të rëndësishëm për qytetarët e komunës së Rahovecit. “Jemi këtu për t’i dëgjuar vërejtjet dhe për ta shpalos atë që ka të bëjë më këtë projekt. Jemi munduar që Autostrada të mos i dëmtoj tokat. Jemi kujdesur të ketë sa më pak shpronësime sepse dëshirojmë ta ruajmë buxhetin e Republikës së Kosovës, jemi kujdesur që Autostrada të kalojë në ato zona ku qytetarët të kenë qasje më të lehtë. Jemi kujdesur që të kemi kyçje sa më të lehta në rrugë”, ka thënë kryetari Latifi. Nga ana e tij Ministri Lekaj u shpreh se çdo kërkesë e juaja do të inkorporohet në projekt. Mendoj që Rahovecit i kthehet një borxh sepse jeni kontribuues shumë të mëdhenj edhe të zhvillimit Ekonomik të Bujqësisë dhe Vreshtarisë. Ne kemi qenë të vëmendshëm të mos i prishim tokat. Çdo pëllëmbë tokë ta ruajmë kur e dimë që kjo anë është prodhuesja më e madhja, që në bujqësi jeni rekord. “Jam i bindur që të përfitoni edhe nga rregullimi i lumit që ka një rëndësi të madhe për ju. Jemi në Rahovec për të diskutuar për një projekt madhorë që quhet autostrada e Dukagjinit. Ajo që në start mund ta them jam i gëzueshëm që ka kaq qytetarë që ta projektojmë bashkërisht projektin. Ky projekt nuk është as i Ministrit as i Kryeministrit, është projekt i qytetarëve dhe institucioneve. Nëse pyetni a do të kishte ndodhë  Autostrada e Dukagjinit kaq shpejt, e dini nuk mund të kishte ndodhur po të mos ishte mbështetja e fuqishme e kryeministrit. Shumë shpejtë do të fillojë zgjerimi për Rahovec. Autostrada fillon në Istog përshkon Pejën, Deçanin, Junikun, Gjakovën, Rahoveci , Suharekën, Prizrenin dhe Klinën sepse lidhet me tërë korridorin po edhe me korridoret Pan-evropiane”, ka thënë ndër të tjera Ministri Lekaj. Pas prezantimit të projektit nga zyrtarët e kompanisë projektuese ,,Infra Plus’’,  qytetarët kanë dhënë komentet e tyre lidhur me këtë projekt siç thanë ata i një rëndësie të madhe, kurse përgjigjet i morën nga zyrtarët përgjegjës të këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …