leoni

U mbajt konsultimi publik për projekt planin e punës së kryetarit dhe ekzekutivit të komunës së Rahovecit për vitin 2024

Sot, me fillim në orën 10:00, u mbajt konsultimi publik për Projekt Planin e punës së Kryetarit dhe ekzekutivit të komunës së Rahovecit për vitin 2024. Shefi i Kabinetit, Ali Morina prezantoi në pika të shkurtra Projekt Planin, synimet dhe prioritet kryesore të vitit 2024 ku ndër të tjera tha që: Komuna e Rahovecit dhe Qeveria Komunale, prezanton planin e saj qeverisës për vitin 2024, duke e bërë një studim të detajuar të të arriturave, por edhe nevojave dhe pritjeve të qytetarëve nga Komuna e Rahovecit për të ardhmen. Plani që u paraqit është sfidues dhe është pjesë e procesit të përmirësimit të kushteve të punës e të jetës për qytetarët e Rahovecit, e që duhet të zbatohet në praktikë. Megjithatë, për zbatimin e këtij plani, kërkohet ndërmarrja e një seri masash dhe veprimesh konkrete në terren, duke u konsultuar vazhdimisht me ekspertë të fushave të ndryshme dhe profesionistë të dëshmuar. Nga pjesëmarrësit pati komente rreth vazhdimit të përkrahjes direkte me subvencione OJQ-ve aktive në komunë, vizita studimore, sigurinë nëpër shkolla, kërkesë për psikolog në shkolla si dhe përfshirjes së disa projekteve konkrete në listën e investimeve kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” shënoi ditën e shkollës

Shkolla e Mesme Profesionale, Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, e ka shënuar ditën …