Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor

Pjetër Shala: Dëshmitari, Zijadin Hoxha tha se nuk më njeh, atëherë përse u dashka të shikojmë incizime filmash, në Gjykatë

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit,  Zijadin Hoxha, nga Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale  ka reaguar i akuzuari,  Pjetër Shala. Ai tha se Gjykata Speciale është me renome botërore dhe jo për të shfaqur  skenarë të filmave. Dëshmitari, Zijadin Hoxha,  tha për mua: është i panjohur nuk e njoh. Dje ka thanë, ka qenë në formë private. Kaq pata, ju falënderoj, tha Pjetër  Shala. Lidhur fjalën e tij  gjë reagoi edhe kryetarja e trupit gjykues, Mappie Folia e cila ia tërhoqi vërejtjen Pjetër Shalës që të ketë kujdes. Zotëri Shala, kjo që thoni ju nuk qëndron hiç, kështu që ju lutem keni kujdes kur e thoni në këtë mënyrën siç e thatë ju. Trupi gjykues e vlerëson këtë relevante që këto pyetje të bëhen, kështu që nëse neve na duhen si relevante dhe të rëndësishme këto pyetje, vazhdojmë në këtë mënyrë”, tha ajo.  Dëshmitarit. Zijadin  Hoxha iu prezantuan edhe disa fotografi ku shihej edhe një këmishë e varur për të cilën prokurori pyeti atë nëse ka kaluar në derën që shihej në atë fotografi. Për mua për vitin 1999 ky ambient ishte  faktikisht i panjohur, nuk kam kaluar asnjëherë asaj rruge  tha dëshmitari Hoxha, duke u përgjigjur disa  herë në pyetjet e prokurorit lidhur me këto pamje. Hoxha tha se të plagosurit nga beteja në Goruzhup i kanë intervistuar shokët e tij. Me ta janë marrë Ismet Thaçi dhe Latif Zejnullahu dhe se këtë gjë sipas tij e kanë bërë për të mbetur si dëshmi dhe jo për ndonjë qëllim tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …