leoni

U mbajt konsultimi publik për projekt planin e punës së kuvendit të komunës së Rahovecit për vitin 2024

Sot, me fillim në orën 11:00, u mbajt konsultimi publik për Projekt Planin e punës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit për vitin 2024. Kryesuesi i Kuvendit, Arbër Zenuni prezantoi në pika të shkurtëra Projekt Planin, synimet dhe prioritet kryesore të vitit 2024, duke e bërë një studim të detajuar të të arriturave, por edhe nevojave dhe pritjeve të qytetarëve nga Kuvendi Komunal. Plani që po paraqesim është sfidues dhe është pjesë e procesit të përmirësimit të kushteve të punës e të jetës për qytetarët e Rahovecit, e që duhet të zbatohet në praktikë. Nga pjesëmarrësit pati komente rreth , rritjes së investimeve nëper shkolla, shpallje me interes te përgjithshëm të parcelave si dhe përfshirjes së disa projekteve konkrete në listën e investimeve kapitale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim drejtorët e shkollave për të diskutuar rreth problemit të mos ekzekutimit të pagave për arsimtarët e komunës së Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zhvilloi sot një takim me drejtorët e shkollave …