U mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Deçan  

Kuvendi i Komunës së Deçanit mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë, të kryesuar nga Dr.Haki Shehaj, ku në prezencën e kryetarit të komunës Bashkim Ramosaj, Drejtorëve të drejtorive, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe qytetareve u debatua për të vetmen pikë të rendit të ditës.

1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale KEDS-it për vendosjën e Stabilimentit shpërndarës në fshatin Irzniq, për degëzimin e rrjetit elektrik për fshatrat Ratishë, Gllogjan, Shaptej etj.
Të pranishëm në këtë seancë ishin 19 asambleist. Arsyeshmërin e thirrjes së kësaj seancë e bëri i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku tregoi se KEDS-i kërkon nga komuna e Deçanit që për vendosjën e stabilimentit shpërndarës për furnizim me Energji Elektrike, ti jepet në shfrytëzim sipërfaqe në parcelën: nr:00619-0zk. në fshatin Irzniq. Ky stabiliment do të shërbeji për furnizim me Energji Elektrike për fshatrat: Irzniq, Ratish i Epërm, Ratish i Ulët, Gllogjan dhe Shaptej. Në parcelën nr.00619-0 stabilimenti ka përmasat (7×3) m dhe kërkon sipërfaqe S₌ 21m.
Ramosaj tha se për banorët e këtyre lokaliteteve njëherë e përgjithmonë behët zgjidhja e problemit për furnizim të rregullt me Energji Elektrike, andaj kërkoi edhe miratimin e kësaj krekës duke ju bërë me dije se investimet e KEDS-it në komunën e Deçanit do të kapin shifrën 3.5 milion euro dhe besoi se jemi në rrugë të mbarë për rregullim të rrjetit elektrik. Kjo pikë e rendit të ditës më shumicë votash është aprovuar. Me 16 vota pro nga AAK, dy vota kundër nga dy anëtar që ishin prezent nga LDK dhe një abstenim të anëtares së PDK-së. Grupi parlamentar i PSD-së nuk ishin të pranishëm në ketë seancë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …