U mbajt mbledhja e katërt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Rahovec

 

Nën kryesimin e nënkryetarit të komunës së Rahovecit, Fatmir Iska, në prani të anëtarëve të komitetit, drejtorëve të Drejtorive Komunale dhe monitoruesve të UNMIK-ut zyra në Pejë dhe LMT-së dhe OSBE-së, është mbajtur mbledhja e katërt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi ( KKSB) për vitin 2019. Gjendja e sigurisë së përgjithshme në komunën e Rahovecit për muajt Prill-Maj u vlerësua e qetë dhe stabile. Në hapje të mbledhjes së KKSB-së, nënkryetari Iska tha se për situatën e sigurisë në gjithë territorin e komunës nga zyrtarët përgjegjës marrim raporte në kohë reale nga Policia e Kosovës stacioni në Rahovec, bazuar në ato raporte nuk kemi parë diçka që e cenon sigurinë në komunën e Rahovecit dhe mund të them se situata e sigurisë është pozitive, e qetë, stabile dhe e qëndrueshme. Por në detaje për situatën e sigurisë do të na raportoj Fazli Morina, komandant i Stacionit të Policisë në Rahovec. Në filli të raportit para anëtarëve të KKSB-së, komandanti i Stacionit të Policisë në Rahovec Morina tha se situata e sigurisë  në zonën tonë të sigurisë është e qetë dhe stabile. Komandanti Morina u shpreh se masat për parandalimin e lëmosh kërkuesve, Policia e Kosovës ka në implementim planin operativ e që është i veçantë për lëmosh kërkuesit, nga statistikat që kemi për dallim nga komunat tjera komuna e Rahovecit ka një numër të vogël të lëmosh kërkuesve, mirëpo duhet angazhim edhe nga institucionet tjera si Qendra për Punë Sociale. Gjatë periudhës Janar deri në përudhen raportuese nuk kemi pasur asnjë rast, kurse gjatë vitit 2018 kanë qenë 3 raste, lëmosh kërkuesit janë nga Republika e Shqipërisë. Policia e Kosovës e ka planin operativ të veçantë për sezonin e pushimeve të mërgimtareve dhe dasmave, plan të cilin ne do të implementojmë në tërësi, ne veçanti gjatë muajve Korrik-Gusht dhe sigurisht që do të ketë edhe rezultatet pozitive.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …