U mbajt mbledhja e nëntë e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Rahovecit

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politik dhe Financa në komunën e Rahovecit Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale dhe përfaqësuesit të OSBE-së Sead Raba, u mbajt mbledhja e nëntë e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa, në Komunën e Rahovecit për vitin 2018. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së,  për mbledhjen e radhës të kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i raportit financiar i realizimit të buxhetit komunal për periudhën janar – shtator 2018, Shqyrtimi i Draft – rregullores për Shërbime Publike, Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit që të i jepet pëlqimi për inicimin e procedurës për shpronësimin e pronës së paluajtshme private për ndërtimin-restaurimin e shtëpisë së masakrës në Krushë të Madhe, Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për shpalljen me interes të përgjithshëm pjesën e parcelës P- 71510031-00290-0, në fshatin Zatriq, Informata e tretë mbi ecurinë e hartimit të PZHK-së dhe Ridestinimi i mjeteve për vitin 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …