leoni

U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve në Suharekë

Në mungesë të kryetarit të Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili po qëndron në Gjermani me ftesë zyrtare, mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve e ka udhëhequr Kryesuesi i Kuvendit  të Komunës Bexhet Kuçi, i cila në fillim e ka përshëndetur takimin dhe ka uruar për një fillim-javë të mbarë dhe ka diskutuar për punët që janë duke u kryer në Komunën e Suharekës dhe për ato që janë duke vazhduar, pastaj ju është dhënë fjala secilit drejtor veç e veç për të raportuar për punët që janë duke vazhduar në kuadër të secilës drejtori të tyre. Nga Drejtoria e Shëndetësisë është raportuar se është mbajtur ligjëratë për kancerin e gjirit dhe aktivitete tjera në kuadër të kësaj drejtorie. Nga Drejtoria e Administratës është deklaruar se kanë pasur mbi 67.000 kërkesa për pajisje me dokumente nga Zyra e Ofiçarisë. Nga Drejtoria e Inspekcionit është raportuar se kanë pasur inspektime nëpër biznese të ndryshme. Drejtori i Bujqësisë Xhevxhet Gashi, ka raportuar se do të fillojmë me renovimin e stallave, ku do të mbështeten 80 fermerë me mjete teknike për renovimin e tyre. Kurse Drejtoria e Financave ka raportuar se jemi duke vazhduar me regjistrim të objekteve të reja. Dhe vlen të theksohet se Drejtoria e Kulturës ka raportuar për takimin e mbajtur nga këshilli organizativ për ndarjen e çmimit “Ukë Bytyqi” që kjo ndarje e këtij çmimi do të bëhet të shtunën më 27.10.2018, në Bibliotekën e qytetit, në ora 12:00.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …