Brickos

U mbajt mbledhja e radhës me Drejtorët e Shkollave të Komunës së Deçanit

Drejtoria  Komunale  e Arsimit mbajti mbledhje e radhës ku diskutoi shumë çështje lidhur më procesin mësimor. Mbledhja kishte ketë rend të ditës:

1.Përfundimi ( detyrat ) i vitit shkollorë 2018/2019

2.Organizmi i garave të diturisë (testi më nxënës të shkollave  fillore dhe të mesme)

3.Të ndryshme

Nder të tjera u tha se përveç zhvillimit të rregullt të procesit mësimor ky vit shkollor ishte i mbushur më plot aktivitete arsimore, kulturore dhe sportive në nivel shkollash, në nivel komunal dhe në nivel Republike.

Ndërkohë u ndanë detyrat dhe përgjegjësitë  për përfundimin e këtij viti shkollor si dhe parapërgatitjet për vitin e ri shkollor  2019/2020.

Të gjitha shkolla  e komunës ë Deçanit kanë respektuar vendimin e MASHT-it  duke u koordinuar me DKA-në , drejtoritë e shkollave, mësimdhënësit dhe SBASHK-un  në Deçan.

Pas shumë diskutimeve nga zyrtarët e DKA-së dhe pjesëmarrësit e këtij takimi, u tha se duke marrë parasysh sfidat dhe veshtërsitë  gjatë këtij viti shkollor në po e përmbyllim një vit të suksesshëm  pune,  ditën e premte me dt. 28.06.2019 përfundon procesi mësimor në shkollat e Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …