Brenda pak ditëve nisin punimet për asfaltimin e të gjitha rrugëve në fshatin Irzniq

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë sot kanë nënshkruar  kontratën me “Arfa Group’’ SH.P.K , për  asfaltimin e të gjitha rrugëve në fshatin Irzniq ku përfshihen  punët përgatitore, deri në asfaltim dhe sinjalizim.

Kryetari Ramosaj tha me këtë rast se jemi duke bër përpjekje që të krijojmë kushte më të mira infrastrukturore në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit sepse duke krijuar infrastrukturë të mirë krijomë edhe qasje më të lehtë për banorët e këtyre lokaliteteve dhe rrisim Zhvillimin Ekonomik. Ndryshe kontrata e nënshkruar sot për asfaltim të këtyre rrugëve kapë vlerën prej 187 mijë e 513.60 €uro.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …