U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje, siç u bë e ditur, gjatë javës së kaluar kanë filluar të realizohen disa projekte dhe disa tjera pritet të fillojnë në këtë javë. Po ashtu u bë e ditur se janë duke vazhduar edhe inspektimet e dyqaneve dhe restoranteve në territorin e Komunës së Malishevës. Sipas shërbimeve publike, janë duke vazhduar me përgatitjet e nevojshme për sezonin e dimrit, e po ashtu edhe me ofrimin e shërbimeve tjera publike.

Edhe ofrimi i shërbimeve administrative është i kënaqshëm dhe nuk ka ankesa, pasi të gjitha shërbimet ofrohen me kohë dhe pa vonesa.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …