Fillon grumbullimi i mbeturinave në fshatrat e komunës së Deçanit

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët e saj, Komuna e Deçanit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Kompaninë Komunale për grumbullimin e mbeturinave N.P.L “Higjiena” do të zgjerojë shtrirjen e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave në të gjitha amvisëritë në komunën e Deçanit. Plani i zgjerimit të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave do të nisë nga dita e Hënë datë 18.11.2019, ku në secilin fshat do të bëhet grumbullimi i mbeturinave sipas orarit të planifikuar të ditve ne vijim. Deri në dhjetor 2019, parashihet që komplet territori i komunës së Deçanit të ketë shërbim të rregullt për grumbullimin e mbeturinave nga Kompania Komunale “Higjiena”. Grumbullimi i mbeturinave të amvisërisë do të kryhet një herë në javë, katër herë në muaj, sipas ditëve të caktuara në plan operativ qe vijon si me poshtë:

  1. Çdo të hënë -Isniq

  2. Çdo të Enjete- Llukë e Ulët dhe Lumbardh

  3. Çdo të Premte -Lebushë, Dubovik, Prapaqan dhe Papiq

Orari i shërbimit në zonat ku aktualisht operohet nuk ndryshon.

Njëherësh, nga fillimit i muajit dhjetor do të nisë grumbullimi i mbeturinave në të gjitha fshatrat e tjerë që aktualisht nuk shërbehen prej Kompanisë Komunale “Higjiena” duke u njoftuar paraprakisht per oraret e operimit. Lusim qytetarët e Komunës së Deçanit që të përkrahin zbatimin e planit të ri operativ për shtrirjen e shërbimit të grumbullimit të mbeturinave prej kompanisë komunale N.P.L “Higjiena” dhe të regjistrohen për kryerjen e këtij shërbimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi u takua me banorët e Lagjes I ku diskutoj për projektet e realizuara dhe ato që janë në proces realizimi

Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska, Drejtori …