U mbajt mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Malishevë

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për aktivitetet javore të drejtorive përkatëse. Mes tjerash, në këtë mbledhje është diskutuar për situatën e rënduar pandemike, me theks të veçantë për angazhimin që po bënë Komuna e Malishevës në funksion të një menaxhimi sa më të mirë të situatës. Në fund të këtij takimi, kryetari Kastrati ka kërkuar nga drejtorët që të jenë sa më të përkushtuar në realizimin e planit të punës, në mënyrë që qytetarë tanë të marrin shërbimet e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …