U mbajt mbledhja e rregullt e Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhje të rregullt. Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen e pandemisë në këtë komunë me virusin COVID-19. Në këtë takim u bë me dije se deri me tani në këtë komunë janë 69 raste aktive. Gjithashtu në këtë takim është folur edhe lidhur me zbatimin e masave kundër përhapjes së këtij virusi dhe kontrollit të Policisë dhe Drejtorisë së Inspekcionit në Viti për zbatimin e tyre. Gjithashtu u bë me dije që nga 13 marsi e deri me tani në këtë komunë ishin prekur nga ky virus 259 qytetarë duke kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm e ti zbatojnë masat, të mbajnë maska, të mbajnë distancën dhe higjienën personale.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …