leoni

U mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot, mbledhjen e shtatë të rregullt për këtë vit. Në këtë seancë me shumicë votash u aprovua propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të projekt planit të punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2022. Ndonëse ishte e paraparë që të diskutohet edhe mbi informatën e kryetarit të komunës janar-qershor 2021, këshilltarët komunal nuk u pajtuan që kjo pikë të hy në rend të ditës, shkaku që prezantimi i informatës do të bëhej nga zv. kryetari, Hasan Aliu dhe atë në mungesës të kryetarit të komunës i cili gjendej në një takim urgjent që ishte thirrur sot nga Kryeministri i Republikës së Kosovës. Megjithatë me shumicë votash këshilltarët komunal u pajtuan që të hy në rend të ditës propozim vendimi për shfrytëzimin e rezervave komunale e cila morri mbështetjen e shumicës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …