Udhëhequr nga Kryesuesi, Arbër Zenuni, të martën në Rahovec është mbajtur mbledhja e 11-të e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2024.
Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, z. Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e OSBE-së dhe zyrtarët komunalë.
Mbledhja ishte konstruktive dhe efikase, ndërsa për mbledhjen e rregullt të Kuvendit unanimisht u ceduan këto pika:
1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2025
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarje të parcelave në Zonën Kadastrale Kramovik dhe Guri i Kuq)
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale në Hoçë të Madhe.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
