Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash prej 59 deputetësh pro dhe dy abstenime. Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, propozoi 13 nëntorin si afatin për ndryshim-plotësimin e amendamenteve dhe 21 nëntorin për votimin përfundimtar në lexim të dytë. Megjithatë, përfaqësuesit e partive opozitare shprehën shqetësime për urgjencën e afatit të propozuar, duke vënë në dyshim nevojën për përshpejtimin e procedurave. Pavarësisht kundërshtimeve të tyre, Kuvendi miratoi mocionin për anashkalimin e afateve procedurale, duke hapur rrugën për një proces më të shpejtë të shqyrtimit dhe ndryshimit të projektligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …