U mbajt mbledhja rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Suharekë

Është mbajtur mbledhja e 6 (gjashtë) e rregullt për vitin 2018, e Komitetit për Politikë dhe Finaca në komunën e Suharekës, me këtë rend dite:

  1. Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafostacioneve dhe dhënien në shrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës;

  3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e kornizës afatmesme buxhetore për Komunën e Suharekës për vitin 2019-2021;

  4. Shqyrtimi i projekt-rregullores për rregullat e punës në institucionet shkollore për stafin udhëheqës, mësimdhënës, nxënës dhe stafin mbështetës;

Komisioni e ka miratuar këtë rend dite dhe ka vazhduar me debat për secilën pikë, ku udhëheqës i këtij takimi ishte Kryesuesi i Asamblesë Komunale Bexhet Kuçi. Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj u shpreh se jemi duke u munduar që secili problem ekzistues në komunë të rregullohet dhe ftoj të gjithë anëtarët e këtij komisioni dhe të gjithë Asamblenë Komunale që të jenë bashkëpunues dhe qytetarit t’ia ofrojmë më të mirën. Mbledhja ka vazhduar me debat dhe me përgjigje nga zyrtarët e sektorëve përkatëse dhe të gjitha pikat e këtij rendi të ditës janë miratuar dhe janë proceduar për në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …