U mbajt seancë e jashtëzakonshme për propozim rregulloren e tatimit në pronë të paluajtshme për vitin 2019

Është mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Vitisë, e thirrur me të vetmen pikë të rendit të ditës, për shqyrtimin e rregullores për Tatimin në Pronën e Paluajtshme për vitin 2019. Përgjegjësi i sektorit të tatimit në pronë Mifail Azizi dhe drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama, kanë dhënë hollësi rreth këtij propozim rregulloreje, ndërkohë që këshilltarët komunal kanë dhënë propozime dhe vërejtjet e tyre, rreth taksës por edhe klasifikimit të pronave ë bazë të zonave kadastrale. Me gjithë vërejtjet që u paraqitën, kjo rregullore u aprovua me shumicën e votave të këshilltarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë rregullon edhe një fushë sportive me shtresë gome

Komuna e Vitisë, po vazhdon punën në rregullimin e hapësirave sportive për të rinjtë vitias. …