Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj i është përgjigjur, siç e ka quajtur ai “komandantit të ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të

Haradinaj: Kosova ka nevojë për unitet dhe unifikim të qëndrimeve të krejt spektrit politik në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë – Serbi, pjesë e së cilës ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministra, si dhe ambasadorët e shteteve të Quintit. Në takimin e dytë me radhë, për çështjen e dialogut me Serbinë, qëllimi ishte që të tregohej përkushtimi i institucioneve të vendit për fazën finale të bisedimeve dhe njoftimi i ambasadorëve të Quintit për ecurinë deri tek krijimi i këtij delegacioni. Kryeministri Haradinaj tha se është angazhuar që nga fillimi që të ketë dialog përmbajtësor, transparent dhe në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke angazhuar ekipin më të mirë dhe ekspertë të jashtëm që Kosovës t’i prezantojnë ekipin negociator dhe dokumentin bazë, librin me shumë kapituj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë. “Kosova ka nevojë për unitet dhe unifikim të qëndrimeve të krejt spektrit politik në vend, me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje që është në përputhje të plotë me vullnetin politik të popullit të Kosovës, të shprehur me 17 Shkurt 2008 nga Parlamenti i Republikës së Kosovë”, ka thënë kryeministri Haradinaj. Ambasadorët e Quintit i kanë dhënë mbështetje këtij delegacioni dhe po ashtu kanë kërkuar unitet dhe përfshirje të gjithë spektrit politik në fazën finale të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …